Frattesi vishet zyrtarisht zikaltër

Futboll

Frattesi vishet zyrtarisht zikaltër

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 21:13
Pamje nga prezantimi

Marrëveshja ishte arritur prej disa ditësh, por tashmë merr edhe formë zyrtare kontrata e Davide Frattesi me Interin.

Mesfushori ka firmosur për pesë vitet e ardhshme me klubin zikaltër teksa ishte pikërisht dëshira e mesfushorit për t’u transferuar në Milanon zikaltër pasi kujtojmë se edhe Milani ishte vendosur në gjurmët e lojtarit të kombëtares italiane.

Frattesi do t’i kushtojë arkave të Inter plot 27 milionë euro, një shifër e cila do të ndahet mes formulës së huazimit dhe detyrimit me blerje të kartonit.

Ndërkohë, në radhët e Sassuolos do të kalojë sulmuesi i datëlindjes së vitit 2000 Samuele Mulattieri që në merkato ka një vlerë prej 8 milionë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat