Reus merr vendimin befasues

Futboll

Reus merr vendimin befasues

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 16:06
Reus 

Marco Reus nuk do të jetë më kapiteni i Dortmundit, me sulmuesin gjerman që ka zgjedhur të heqë dorë nga shiriti që e ka mbajtur për pesë vite.

Me anë të një videomesazhi në rrjetet sociale, 34-vjeçari ka bërë këtë njoftim, duke u shprehur se pasardhësi i tij do të bëjë një punë mjaft të mirë.

“Është vërtet e rëndësishme për mua t’iu them diçka personalisht.

Kisha shumë kohë që po e mendoja gjatë pushimeve dhe vendosa që të trashëgoj shiritin e kapitenit. Kam informuar Edin Terziç dhe Sebastian Kehl për këtë ditën e djeshme.

E kam mbajtur këtë shirit për pesë vite me krenari dhe nder. Faleminderit për suportin tuaj gjatë këtyre viteve.

I uroj Sebastianit dhe Edinit që do të gjejnë pasardhësin e duhur. Jam i sigurt që ata do t’ia dalin. Deri atëherë, mirupafshim”, shprehet Reus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat