Uzuni tani kërkohet dhe nga rekordmenët e Europës

Futboll

Uzuni tani kërkohet dhe nga rekordmenët e Europës

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 16:52
Uzuni

Myrto Uzuni ishte një nga lojtarët më të mirë në La Liga 2 sezonin e kaluar, ku u shpall dhe golashënues, duke ndihmuar Granadën të rikthehej në elitën e futbollit spnajoll.

Kjo gjë nuk mungoi pa rënë në syrin e shumë klubeve të mëdha në Spanjë, teksa bëhet me dije dhe se cili klub ka shfaqur interes për yllin e Kombëtares shqiptare.

Siç raporton “Copa”, Sevilja është gati që të bisedojë me Granadën rreth shërbimeve të Uzunit, duke e parë atë si zëvendësuesin e duhur të En-Nezirit, i cili pritet të largohet.

Gjithashtu dhe mediat rreth kampionëve të Ligës së Europës kanë filluar të analizojnë sulmuesin kuqezi, duke e konsideruar si një lëvizje të zgjuar nga ana e Seviljes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat