Van der Sar ende në kujdes intensiv

Futboll

Van der Sar ende në kujdes intensiv

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 14:10
Van der Sar

Gjiganti holandez, Ajax ka përditësuar për gjendjen shëndetësore të shefit ekzekutiv të klubit, dhe ish-portierit, Edwin van der Sar.

Dje u bë e ditur se Van der Sar ka pësuar një gjakderdhje në tru gjatë pushimeve me familjen e tij në Split të Kroacisë.

Ish-portieri i Manchester United u dërgua menjëherë me helikopter në spital për trajtim të mëtutjeshëm.

Tani, Ajaxi e ka bërë të ditur se Van der Sar do të mbetet në kujdes intensiv.

“Gjendja e tij është stabile por ende shqetësuese. Ajaxi e ndan këtë lajm përmes Annemarie van der Sar, gruas së Edwin. Familja Van der Sar, së bashku me Ajax, është mirënjohëse dhe tejet e prekur nga mesazhet e shumta dhe përkrahja e madhe”, shkruante në komunikatën e Ajaxit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat