Rashica te Galatasaray, gati kontrata katërvjeçare

Futboll

Rashica te Galatasaray, gati kontrata katërvjeçare

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 15:14
Milot Rashica

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica raportohet se karrierën do ta vazhdojë te gjiganti turk, Galatasaray.

Rashica në sezonin e fundit luajti tek Galata në formë huazimi nga Norwich City.

Kosovari me skuadrën turke fitojë titullin e kampionit në Turqi, duke shfaqur performancë mjaftë të mirë.

Mediet turke të shtunën shkruajnë se Rashica do të vazhdojë të luajë për Galatën dhe kontrata e re do të jetë katërvjeçare.

Gjiganti turk siç raportohet, do t’i paguajë 7 milionë euro Norwich City, derisa Rashica do të përfitojë 1.5 milionë euro për sezon.

Kujtojmë së ylli i Dardanëve, sezonin zhvilloi 23 ndeshje zyrtare me skuadre turke, në 11 prej tyre ishte titullar, duke shënuar gjashtë gola dhe shtatë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat