Koeman tregon të ardhmen e De Jongun

Futboll

Koeman tregon të ardhmen e De Jongun

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 15:52
Koeman e De Jong

Përzgjedhësi i Kombëtares së Holandës, Ronald Koeman pret që mesfushori Frenkie de Jong të qëndrojë te Barcelona.

Holandezi vazhdon të jetë i lidhur me largimin nga “Camp Nou”, me Man Cityn dhe Bayern Munichun që kanë shprehur interesim.

Sidoqofë, Koeman që ishte edhe trajner te Barcelona nuk mendon se një lëvizje e lojtarit do të ndodhë këtë verë.

“Shumë klube do të donin të nënshkruanin me një lojtar si Frenkie.

Për aq sa di, ai është shumë i lumtur aty dhe nuk po e mendon largimin”.

“Barcelona tani ka dy detyra: ta forcojë skuadrën dhe të provojë të mbajë yjet në klub që mund të ndihmojnë për shumë vite”.

Ndër të tjera, Koeman e këshilloi klubin të investojë në lojtarë të rinj dhe të mos shpenzojë në lojtarë mbi 30 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat