Ja kush e kërkon

Futboll

Ja kush e kërkon

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 16:51
Lukaku

Nuk është vetëm Inter-i në garë për Romelu Lukaku-n.

Në fakt, për lojtarin është në lojë edhe Juventusi.

Një emisar i klubit bardhezi po punon për negociatat.

Juventus-i ka folur tashmë me Chelsea-n sepse Lukaku është një emër me interes konkret dhe duke qenë se Interi po përpiqet të mbyllet për blerjen përfundimtare, bardhezinjtë janë gati për parakalimin e bujshëm.

Lukaku ka kontratë me Chelsean deri më 30 qershor 2026 dhe dje trajneri i ri i bluve, Mauricio Pochettino ka mbajtur konferencën e tij të parë për shtyp, duke folur edhe për belgun:

“Të gjitha palët e dinë se çfarë mendojmë.

Unë do të thosha se ai duhet të kthehet në 12 ose 13 korrik për të qenë me ekipin dhe për të filluar stërvitjen para sezonit.

Nëse ai është ende lojtar i këtij klubi, unë pres që ai, si të gjithë lojtarët, të vijë në zyrën time për të përshëndetur”.

Për t’u rikthyer në Milano dhe për të luajtur përsëri për Interin, ai është i gatshëm të heqë dorë nga diçka në nivel kontraktual në krahasim me 8.5 milionët që mori sezonin e kaluar.

Por nëse zikaltrit nuk do të arrijnë ta blejnë (30 milionë është shuma që kërkon Chelsea), atëherë transferimi te Juventus mund të konkretizohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat