City dominon edhe jashtë fushës

Futboll

City dominon edhe jashtë fushës

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 23:16
Manchester City

City dominon edhe jashtë fushës!

I freskët pas fitores së Champions League, Manchester City po përgatitet të ketë një tjetër sezon si protagonist, por edhe jashtë fushës së lojës mbetet në majat e futbollit europian.

Klubi anglez, në fakt, sapo ka nënshkruar një marrëveshje shumë të pasur sponsorizimi me Asahi Super Dry 0,0%, një kompani që do të jetë në uniformat e stërvitjes të Qytetarëve.

Totali që do të përfundojë në arkat e klubit anglez sezonin e ardhshëm do të jetë rreth 20 milionë sterlina, shifra që pjesa më e madhe e klubeve të tjerë në 5 kampionatet kryesore të Europës nuk i arrijnë as me spnsorizimet për uniformat e lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat