Dukagjini arrin marrëveshje me Iran Junior

Futboll

Dukagjini arrin marrëveshje me Iran Junior

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 11:00
Iran Junior

Dukagjini ka vazhduar me përforcime në prag të debutimit në garat ndërkombëtare.

Ekipi nga Klina ka njoftuar se ka siguruar shërbimet e futbollistit Iran.

“Futbollisti, Iran Júnior është futbollisti më i ri i klubit tonë. Ish-anëtari i klubit te Teutës në Shqipëri dhe shumë skuadrave në futbollin brazilian është bashkuar me klubin tonë.

Mesfushori me tipare ofanzive në superligën e Kosovës është paraqitur së fundmi me klubin e Dritës dhe të Ulpianes, ku ka pasur paraqitje mjaftë të mira”, thuhej në njoftimin e klubit.

Dukagjini do të luajë me ekipin Europa të Gjibraltarit në kuadër të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Konferencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat