Real Madridi e nis seriozisht luftën për Mbappen

Futboll

Real Madridi e nis seriozisht luftën për Mbappen

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 15:40
Mbappe

Real Madrid vazhdon të ëndërrojë që të ketë në skuadër Kylian Mbappen.

Madrilenët po provojnë gjithçka që të arrijnë akordin që këtë verë, pa pasur nevojë për të pritur verën e ardhshme kur Mbappe mund të transferohet me parametra zero.

Ndërkohë, për të marrë shërbimet e tij presidenti Al Khelaifi ka kërkuar 200 milionë euro dhe nuk ka në plan që të ulë kërkesën e tij. Për këtë, Realit i duhet që të bëjë një tjetër sforco dhe do të duhet që të shesë dy yjet e skuadrës.

Federiko Valverde dhe Aurelie Tçuameni janë dy lojtarët që mund të sakrifikohen nga klubi madrilen.

Ndërkohë, shuma e kërkuar për të dy arrin në 100 milionë euro por më shumë se kostoja e lojtarëve, klubet e interesuara stepen nga rrogat e tyre që janë relativisht të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat