Silva: Dybala te Chelsea?

Futboll

Silva: Dybala te Chelsea?

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 17:52
Dybala

Emri i Paulo Dybala është lidhur me një transferim të mundshëm te Chelsea. Klub që nuk i ka problem milionat dhe po synon edhe firmën me argjentinasin e Romës.

Në lidhje me këtë temë ka folur edhe Thiago Silva. Mbrojtësi 38-vjeçar shpreson që “ylli” i Romës t’i bashkohet në “Stamford Bridge”.

“E kam pyetur Paulon nëse është e vërtetë që do të na bashkohet te Chelsea, por ai refuzoi të më përgjigjej… Po flasim për një futbollist të madh.

Do të ishte një përforcim fantastik për ne, do doja shumë të vinte këtu”, u shpreh braziliani, i cili do të luajë edhe një sezon tjetër me “Blutë e Londrës”.

Dybala është një nga dëshirat e trajnerit Mauricio Pochettino, i cili e donte lojtarin ofensiv që kur ishte te Tottenhami.

Në marrëveshjen e 29-vjeçarit me Romën është rënë dakord që të vendoset një klauzolë 12 milionë euro për klubet që e kërkojnë jashtë Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat