FC Ballkani del me njoftim të rëndësishëm për tifozët

Futboll

FC Ballkani del me njoftim të rëndësishëm për tifozët

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 19:59
Foto ilustrim

FC Ballkani ka njoftuar se tifozët mund të blejnë biletat edhe brenda stadiumit “Fadil Vokrri”, për ndeshjen ndaj Ludogoretsit, e vlefshme për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën, nga ora 20:45.

Përveç sistemit online, klubi i Ballkanit ka bërë të ditur se biletat mund të blihen edhe në stadium që nga dita e nesërme (e hënë).

“BILETAT EDHE NË PRISHTINË!

Të gjithë të interesuarit në kryeqytet, për t’u pajisur me biletat e vlefshme për ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kampionëve, ndërmjet BALLKANIT dhe Ludogorets, mund t’i sigurojnë ato që nesër (e hënë), te hyrja VIP1 –  zyra e mediave, brenda stadiumit “Fadil Vokrri”, nga ora 09:00 deri në 17:00.

Siguroje vendin tënd dhe të afërmve tuaj, për ta përkrahur kampionin e Kosovës”", njofton FC Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat