Chelsea “sfidon” Milanin e Interin

Futboll

Chelsea “sfidon” Milanin e Interin

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 20:33
Folarin Balogun

Pas nënshkrimit me Christopher Nkunku dhe “bomberin” senegalez, Nicholas Jackson, tashmë “blutë” e Chelsea kanë hedhur sytë nga një tjetër sulmues.

Bëhet fjalë për sulmuesin  e Arsenal, Folarin Balogun, i cili përveç “londinezëve” ndiqet gjithashtu dhe nga Milan e Inter.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat, “blutë” kanë nisur kontaktet e para me “topçinjtë”, të cilët e kanë bërë tepër të qartë, që për kartonin e 21-vjeçarit, nuk do të pranojnë më pak se 60 milionë euro.

Ndërkaq, kujtojmë se sezonin që sapo lam pas, Balogun ishte i huazuar te skuadra e Reims në elitën e futbollit francez, ku në 39 paraqitjet e zhvilluara arriti të shënojë plot 22 gola, si dhe të dhurojë 3 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat