Napoli gjen zëvendësuesin e Kim

Futboll

Napoli gjen zëvendësuesin e Kim

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 20:34
Kim

Napoli po i afrohet arritjes së një marrëveshjeje me Borussia Moenchengladbach për transferimin e Ko Itakura.

“Sky Sport” nga Gjermania ka raportuar se dy klubet e vlerësojnë qendërmbrojtësin paksa ndryshe, por tani ka vetëm disa milionë diferencë midis dy shumave,.

Gladbach beson se Itakura vlen rreth 15 milionë euro, ndërsa Napoli shpreson të arrijë një marrëveshje për një tarifë afër 12 milionë euro.

Transferimii i 26-vjeçarit do të zbuste paksa “godtijen” nga humbja e Kim Min-jae, i cili do t’i bashkohet zyrtarisht Bayern Munichut për 50 milionë euro.

Japonezi ka fituar mjaft përvojë në Bundesligë gjatë dy sezoneve të fundit, si dhe me kombëtaren e Japonisë, për të cilën ka luajtur 20 herë.

Nënshkrimi i tij do të ishte gjithashtu shumë më i lirë se disa nga emrat e tjerë të përmendur për pozitën tashmë bosh të qendërmbrojtësit, si Max Kilman i Wolves dhe Robin Le Normand i Real Sociedad.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat