Lukaku te Juventusi?

Futboll

Lukaku te Juventusi?

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 20:39
Pamje nga një ndeshje

E ardhmja e Romelu Lukakut mbetet një rebus për t’u zgjidhur. Sulmuesi dëshiron të qëndrojë te Interi, por zikaltrit nuk ofrojnë aq sa për ta shkëputur nga Çelsi që e pret javën e ardhshme në stërvitje.

Ndërkohë, në garë thuhet se ka hyrë edhe Juventusi, si dhe klube nga Arabia Saudite të cilat janë të gatshme të përmbushin kërkesat financiare të palëve.

Një situatë për të cilën “La Gazzetta Dello Sport” ka pyetur dy emra të njohur të klubit të Interit, ish-sulmuesit Kristian Vieri dhe Nikola Ventola. Të dy duket se janë të sigurt që Lukaku nuk do të përfundojë te Juventusi.

“Lukaku nuk mund të shkojë te Juventusi pas asaj që ka thënë.

Nuk jam i shqetësuar në këtë aspekt, nuk e shoh një kalim të tij te Juvja. Pastaj ata kanë Vlahoviç, nuk ka kuptim të marrin Lukakun.

L:ukaku dëshiron të qëndrojë te Interi dhe sipas meje do të qëndrojë aty”, theksoi Vieri.

“Nuk mendoj se shkon te Juventusi, ndoshta do të pranojë Arabinë Saudite.

Ka lidhje të ngushtë me tifozët e Interit, ndoshta ndjen brenda vetes kënaqësinë që u ka sjellë titullin, por edhe pakënaqësinë që nuk kontribuoi në finalen e Ligës së Kampioneve me atë gol të gabuar. Ai është një njeri që e mban fjalën, sipas meje ka dëshirë që të qëndrojë te Interi për t’i bërë tifozët që të ndjejnë përsëri emocione të rëndësishme”, u shpreh Ventola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat