Shkëndija gati për sfidën evropiane

Futboll

Shkëndija gati për sfidën evropiane

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 20:42
Shkëndija

Pas kthimit nga Sllovenia, Shkëndija e Tetovës sot ka startuar fazën përfundimtare të përgatitjeve për ndeshjen me Haverfordwest County në eliminatoret e Conference League.

Kuqezinjtë kthehen të punojnë në “terren vendas”, pas tre javëve.

"Ekipi qëndroi në Rogla të Sllovenisë për fazën përgatitore, ndërsa pas kthimit të mërkurën stafi teknik futbollistëve u dha tre ditë të lira, gjatë të cilave lojtarët gjithsesi kanë punuar me program individual.Ekipi sot u grumbullua sërish në Tetovë dhe vonë pas dite stafi teknik në krye me Ardian Nuhiun praktikisht nisën fazën e fundit para ndeshjes të së enjtes me Haverfordwest County të Uellsit në xhiron e parë eliminatore të UEFA Europa Conference League. 

Kur jemi vetëm disa ditë nga dueli i parë evropian i kësaj vere, seancat stërvitore tashmë janë me ngarkesa të

dozuara, me qëllim që pas fazës intensive përgatitore, tashmë te futbollistët të sillet freski e nevojshme para duelit të së enjtes", njofton FC Shkëndija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat