Nuk ia doli, ndahet nga jeta futbollisti shqiptar tre muaj pas aksidentit

Futboll

Nuk ia doli, ndahet nga jeta futbollisti shqiptar tre muaj pas aksidentit

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 21:21
Kevin Kuka

Luftoi tre muaj, por në fund nuk ia doli.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se është ndarë nga jeta Kevin Kuka, djaloshi 21-vjeçar shqiptar i cili në muajin prill pësoi një aksident të rëndë më makinë në Bolzano në Itali.

Pas një përplasje mes automjetesh, ai kishte përfunduar jashtë makinës, duke pësuar trauma të rënda dhe duke kaluar menjëherë në koma.

I shtruar në spital, djaloshi 21-vjeçar i cili luante për Virtus Bolzanon në Serinë D italiane, luftoi për tre muaj me radhë, por në fund nuk ia doli të fitonte ndeshjen më të rëndësishme.

Ka qenë vetë klubi i tij i cili konfirmoi lajmin me një postim në rrjetet sociale, që u shoqërua me dhjetëra komente nga shokët e skuadrës, apo edhe qytetarë të thjeshtë që e kishin njohur djaloshin shqiptar 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat