Gerrard - i lumtur në Arabinë Saudite

Futboll

Gerrard - i lumtur në Arabinë Saudite

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 21:41
Gerrard - djathtas

Pas “aventurave” të kaluar te skocezët e Rangers dhe anglezët e Aston Villa, tashmë “legjenda” e mesfushës së Liverpool, Steven Gerrard ka marrë zyrtarisht drejtimin e skuadrës nga Arabia Saudite, Al-Ettifaq.

Gjatë një interviste për mediat e klubit, Gerrard tregoi sesi mori vendimin për të marrë drejtimin e skuadrës saudite, si dhe vlerësoi jo pak mikëpritjen saudite, në momentin që ai erdhi të marrë detyrën e re.

“Ka pasur shumë arsye pse doja të bashkohesha me klubin.

Këtu ka shumë njerëz të mirë, duke filluar nga menaxhmenti. Me të mbërritur në Arabinë Saudite u ndjeva vërtet pjesë e familjes, e ndjeva se isha shumë i mirëpritur.

Janë tre faktorë që unë i konsideroj gjithmonë, dhe ata shkojnë në atë renditje. Së pari, opsioni duhet t’i përshtatet familjes sime, mundësia e re duhet të na frymëzojë dhe motivojë.

Së dyti, një projekt futbolli duhet të jetë ambicioz, i përshtatshëm për mua për sa i përket detyrave dhe objektivave.

Së fundi, ju duhet një ndjenjë sigurie, që keni kontratën e duhur, por ky është gjithmonë faktori i fundit”,- tha Gerrard..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat