Berisha shënon në kampionatin norvegjez

Futboll

Berisha shënon në kampionatin norvegjez

Nga: K. G. Më: 9 korrik 2023 Në ora: 21:58
Berisha - djathtas

Molde ka shënuar fitore me rezultate 2:0 ndaj Brann-it, në takimin e javës së 13-të të elitës së futbollit norvegjez. 

Futbollisti nga Kosova, Veton Berisha, është rikthyer pas lëndimit dhe me sukses u paraqit nga minuta e 66-të, duke shënuar për fitoren e madhe të skuadrës së tij.

Eriksen ka shënuar në minutën e 12-të dhe Berisha në atë të 90+5. 

Brann është në vend të katërt me 24 pikë, ka një më shumë se Molde që gjendet një pozitë më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat