Ikona e Bayernit akuzon si gënjeshtar francezin

Futboll

Ikona e Bayernit akuzon si gënjeshtar francezin

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 22:40
Mehmet Sholl

Lukas Hernandez është një futbollist i PSG-së.

Mbrojtësi francez ka vendosur që të kthehet në vendlindje duke i dhënë lamtumirën Bayern Mynih dhe për shumëkënd, ky ka qenë një akt tradhtie i futbollistit.

Pavarësisht dëmtimeve të njëpasnjëshme dhe problemeve ligjore për shkak të situatës familjarë kur ai u akuzua për dhunë nga ish-partnerja e tij, Bayerni e mbështeti gjithmonë futbollistin.

Por në fund, mbrojtësi refuzoi ofertën për të rinovuar dhe vendosi të shkonte te PSG.

Në rrjetet sociale, ai i dha lamtumirën klubit dhe tifozëve me një mesazh falënderimi, por ka gjetur menjëherë kundërpërgjigjen e një prej ikonave të klubit, ish-futbollistit Mehmet Sholl.

“Nuk të besoj në asnjë fjalë, mirupafshim”, shkruante ish-sulmuesi i Bajernit dhe Gjermanisë, në një koment që u mbështet nga shumë ndjekës të skuadrës bavareze që duket se e mendojnë në të njëjtën mënyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat