Guindo largohet përsëri nga Shqipëria, sulmuesi transferohet në Izrael

Futboll

Guindo largohet përsëri nga Shqipëria, sulmuesi transferohet në Izrael

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 09:23
Guindo largohet përsëri nga Shqipëria, sulmuesi transferohet në Izrael

Saliou Guindo transferohet në Izrael.

Sulmuesi ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me skuadrën e Maccabi Petah Tikva.

26-vjeçari ishte pjesë e Laçit sezonin e kaluar, me Guindo i cili u rikthye te kurbinasit pasi në verën e kaluar kaloi te skuadra e Dibba Al-Fujairah.

Guindo realizoi 11 gola në 18 ndeshje sezonin e fundit, ndërsa në edicionin 2021-2022 ishte golashënuesi më i mirë i Superligës, së bashku me Seferin me 19 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat