Ditë vendimtare për të ardhmen e Lukakut, avokati i belgut do t’i prezantojë Chelsea ofertën e Interit

Futboll

Ditë vendimtare për të ardhmen e Lukakut, avokati i belgut do t’i prezantojë Chelsea ofertën e Interit

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 09:49
Lukaku

Takimi i videokonferencës është caktuar sot. Avokati Ledure, një njeri i besuar i Lukakut dhe arkitekti i negociatave që riktheu belgun në Milano, do t’i prezantojë Chelsea ofertën zyrtare që Interi ka përgatitur për të tentuar të mbyllë marrëveshjen duke riblerë përfundimisht kartonin e “Big Rom”.

Palët, për momentin, kanë ende një distancë. Nga njëra anë klubi londinez që e vlerëson belgun jo më pak se 45 milionë euro, nga ana tjetër zikaltërit që nuk synojnë të kalojnë 35 milionë, të ndarë në 5 milionë për huazimin dhe 30 milionë për blerjen e detyrueshme të Lukakut.

Chelsea dëshiron të pranojë ofertën prej 50 milionë euro nga Al Hilal, por Ledure, avokati i sulmuesit, ua ka përsëritur anglezve se Lukaku nuk merr asnjë ofertë tjetër në konsideratë përveç asaj të Interit.

Përtej thashethemeve të ndryshme, Lukaku e ka bërë të qartë deri më sot se nuk pranon të transferohet në asnjë klub tjetër, por vetëm të pranojë transferimin tek Interi./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat