Richarlsion zbulon detaje nga përplasja me Conten

Futboll

Richarlsion zbulon detaje nga përplasja me Conten

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 10:55
Richarlison dhe Conte

Sulmuesi brazilian Richarlison ka treguar anën e tij të historisë në lidhje me përplasjen famëkeqe që ai kishte me ish-trajnerin e Tottenhamit, Antonio Conte gjatë sezonit 2022-23.

Në muajin mars, Richarlison kishte kritikuar ish-trajnerin e Juventusit dhe Interit se nuk i i jepte minutazhë të mjaftueshme në formacionin startues.

Reprezentuesi brazilian ishte transferuar nga Evertoni për 58 milionë euro por aventura e tij nisi me shumë probleme. Në fakt, ai kishte bërë vetëm nëntë paraqitje si startues në Premier Ligë para intervistës së tij shpërthyese kundër trajnerit italian.

Nga ana tjetër, pas një barazimi zhgënjyes me Southampton-in, Conte goditi Tottenhamin si klub dhe Richarlisonin në nivel individual përpara se të shkarkohej.

Tani, Richarlison ka zbuluar detaje rreth asaj situate duke zbuluar se çfarë bëri Conte për ta dënuar atë pas intervistës së tij.

“Bëra një gabim kur dhashë një intervistë në të cilën kërkova të luaja më shumë,” shpjegoi Richarlsion në një intervistë për podcastin Que Papinho në Brazil

“Më vonë, kërkova falje dhe thashë se mund të më ndëshkonte. Ai u përgjigj se ishte shefi dhe vazhdoi të ma vërtetonte. Ai kaloi gati dy orë duke më qortuar para të gjithëve në një takim skuadre.”, tha tutje Richarlison.

Tani, Richarlsion dhe do të kërkojë një fillim të ri në sezonin 2023-24, pas atij që ishte një sezon zhgënjyes edhe për shkak të lëndimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat