​Dybala: Nuk largohem nga Roma

Futboll

​Dybala: Nuk largohem nga Roma

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 14:37
​Dybala: Nuk largohem nga Roma

E ardhmja e Paulo Dybalas te Roma nuk është në pikëpyetje.

Kështu ka lënë të kuptohet nga vet lojtari pas thashethemeve të vazhdueshme për një interes nga Chelsea, me klubin anglez të gatshëm për të paguar klauzolën 12 milionë euro që është e vendosur në kontratën e tij.

“Jam i emocionuar, jam i lumtur të qëndroj në Romë dhe të filloj stërvitjen”, tha Dybala pasi zbarkoi në kryeqytet për të nisur stërvitjet me Romën.

Ditëve të fundit mediat angleze raportuan se Chelsea është i gatshëm të paguajë klauzolën e lirimit të argjentinasit pasi ata janë në kërkim të një sulmuesi të ri pasi Romelu Lukaku pritet të largohet nga “Stamford Bridge”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat