​Zyrtare, Prishtina transferon Rilind Nimanin

Futboll

​Zyrtare, Prishtina transferon Rilind Nimanin

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 15:05
​Zyrtare, Prishtina transferon Rilind Nimanin

Prishtina dhe Trepça ’89 janë dakorduar për transferimin me kusht të mesfushorit, Rilind Nimani i cili ishte nën kontratë edhe për dy vitet e ardhshme me Trepçën ’89.

Mesfushori qendror, Rilind Nimani, 23 vjeç, i lindur më 11.09.1999 në Prishtinë, ish-futbollisti i KEK-ut dhe tre vitet e fundit në Trepça ’89, ekip me të cilin edicionin e fundit ka shënuar 3 gola dhe 3 asistime do të jetë pjesë e Prishtinës për dy vitet e ardhshme.

“Unë në të vërtet jam i lindur dhe jam nga Prishtina, por nga forma se si jam mirëpritur dhe si kam kaluar në Mitrovicë, shumëkush ka menduar që jam nga andej, por në fakt po kthehem në ekipin e zemrës”, tha Nimani për faqen zyrtare të klubit.

“Është nder për mua dhe krenari që do të përfaqësojë qytetin tim, vendim ku kam lindur dhe ku jam rritur. Kam emocion të veçantë, sepse unë si fëmijë, me ëndje, së bashku me shokët e mi, kam qenë pjesë e publikut nga shkallët e stadiumit duke përkrahur Prishtinën. Dhe, e kam pasur ëndërr që këtë emocion ta kem edhe si futbollist, për ta ndihmuar skuadrën drejt objektivave”, shtoi ai.

“Duke qenë pjesë e Prishtinës e din që pritshmëria është e lartë. Ambicie personale e kam titullin, por edhe si ambicie më minimale është pjesëmarrja në Evropë”, tha Nimani në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat