Zidane mund të marrë drejtimin e Real Madridit për herë të tretë

Futboll

Zidane mund të marrë drejtimin e Real Madridit për herë të tretë

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 18:58
Zidane

Në fund të sezonit 2023/2024, Carlo Ancelotti do të largohet nga Real Madrid dhe do të marrë përsipër kombëtaren braziliane. Klubi madrilen tashmë po punon ngadalë për gjetjen e një timonieri të ri për skuadrën.

Sipas Daily Mail, Zinedine Zidane, i cili tashmë ka trajnuar Real Madridin për dy periudha, është në listën e ngushtë.

Vlen të kujtojmë se nën drejtimin e Zidane, Real Madrid fitoi shumë trofe, duke përfshirë dy tituj të La Ligës dhe tre trofe të Champions League.

Burimi bën me dije se Real Madrid ka në listën e kandidatëve edhe Xabi Alonson, Alvaro Arbeloa dhe Raul. I dyti dhe i 3-ti tashmë janë duke punuar në strukturën e Los Blancos me ekipet e të rinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat