​Daja: Nesër lojtarët të lënë shpirtin në fushë, përfaqësojnë Kosovën

Futboll

​Daja: Nesër lojtarët të lënë shpirtin në fushë, përfaqësojnë Kosovën

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 19:46
Ilir Daja

Ludogoretsi është konsideruar si një rival jashtëzakonisht i vështirë nga trajneri i Ballkanit Ilir Daja, por edhe mbrojtësi i krahut Armend Thaçi.

Të dy i thanë këto fjalë në një konferencë për media para sfidës me kampionët e Bullgarisë në kuadër të kualifikimeve për në Ligën e Kampionëve.

Fillimisht Daja tha se ndeshja e nesërme ka një r3ëndësi të veçantë sepse nuk do të përfaqësohet vetëm Suhareka, por e gjithë Kosova.

Daja: Nesër përfaqësojmë edhe Kosovën

“Meqenëse e fillojmë turin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve dhe përfaqësojmë jo vetëm Ballkani dhe Suharekën por edhe futbollin e Kosovës, na pret një ndeshje e vështirë por ndeshjet e vështira nganjëherë janë më të bukura për t’u luajtur sepse nuk ke të bësh me motivimin e lojtarëve, ke të bësh vetëm me fokusimin e tyre në ato detyrat taktike, gjë për të cilën me grupin që disponojmë na bëhet më e lehtë një gjë e tillë pavarësisht se presim një ndeshje të vështirë nesër.”, tha Daja.

Duke folur për taktikat e lojës, Daja e bëri të qartë se e ka përgatitur ndeshjen në atë mënyrë që të bëhet lojë sulmuese dhe jo të fokusohen te faza defanzive.

Daja: Nuk do ta parkojmë autobusin ndaj kundërshtarëve tanë.

“Ekipi është i orientuar drejtë respektit të kundërshtarit, por duke respektuar edhe veten tonë sepse kemi një grup që tashmë e ka një eksperiencë historike në futbollin e Kosovës...Mendoj që do të bëjmë të njëjtën gjë që do t’i dallim ballë kundërshtarit dhe ashtu siç e kam thënë në konferencën e parë, nuk do ta parkojmë autobusin me asnjë kundërshtar që do ta kemi përballë.”, theksoi trajneri shqiptar.

Ai kërkoi nga lojtarët që të dalin përtej kapaciteteve të veta dhe ta lënë shpirtin në fushë për ta përfaqësuar denjësisht futbollin e Kosovës në Evropë.

Daja: Nesër lojtarët ta lënë shpirtin në fushë

“Nesër na vështirësohet edhe i del për detyrë çdo lojtari që më shumë se sa potenciali i vetë, pra të japi shpirtin në fushë për shkak të përballjes me një ekip të fortë që të bëjmë më të mirën e mundshme për ta prezantuar futbollin e Kosovë sprapë shumë denjësisht ashtu siç bëmë edhe vitin e kaluar.”, tha Daja.

Megjithëse e vlerëson Ludogoretsin si rival shumë të vështirë, mbrojtësi i Ballkani, Armend Thaçi ka deklaruar se do të përkujdesen që edhe për ta Ballkani të jetë një rival shumë i vështirë në fushë.

Thaçi: Do t’ia bëjmë kundërshtarit punën shumë të vështirë

“Jemi në garën më presitgjose edhe e dimë që këtu nuk ka ndeshje aspak të lehta, sidomos për ne nuk janë ndeshje aspak të lehta, mirëpo nëse për ne nuk janë të lehta, atëherë edhe kundërshtarit do t’ia bëjmë që mos ta ketë të lehtë... Shpresojmë që edhe nesër të jemi të motivuar në maksimum dhe të bëjmë një paraqitje të mirë për shkak se është kundërshtar shumë i fortë.”, tha Thaçi.

Si trajneri Ilir Daja, ashtu edhe futbollisti Armend Thaçi i bënë thirrjet tifozëve që të jenë nesër në stadium për ta mbështetur Ballkani.

Sfida mes Ballkani dhe Ludogoretsit zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45 dhe është e vlefshme për kualifikimet në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat