Le Parisien plas “bombën”: PSG dëshiron të shesë tani Mbappe-n

Futboll

Le Parisien plas “bombën”: PSG dëshiron të shesë tani Mbappe-n

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 19:53
Kylian Mbappe

Paris Saint-Germain është gati të shesë sulmuesin Kylian Mbappe.

Sipas Le Parisien, klubi fancez ka bërë një deklaratë për dëshirën e tyre për të shitur Kylian Mbappe. Klubi vuri në dukje pagën e madhe të sulmuesit, të cilën ata mund ta mbështesin financiarisht vetëm nëse ai shitet ose kontrata e tij zgjatet përtej 2024, siç ishte rënë dakord fillimisht mes palëve.

Klubi parizien synon të përdorë të gjitha metodat e mundshme të presionit që mund ta detyrojnë Kylian Mbappe të largohet nga skuadra.

Burimi thotë se drejtuesit e Paris Saint-Germain janë jashtëzakonisht të vendosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat