Pritja afër fundit, Arsenal prezanton këtë javë Declan Rice e Jurrien Timber

Futboll

Pritja afër fundit, Arsenal prezanton këtë javë Declan Rice e Jurrien Timber

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 07:47
Declan Rice e Jurrien Timber

Pas nënshkrimit me “fantazistin” gjerman të sulmit, Kai Havetz, tashmë “topçinjtë” e Arsenal janë në pritje të zyrtarimit të dy blerjeve të reja, Declan Rice nga “çekiçët” e Ëest Ham dhe Jurrien Timber nga holandezët e Ajax.

Klubi londinez është duke punuar me “kohë të plotë”, për të plotësuar të gjitha dokumentacionet e nevojshme, në mënyrë që tekniku Mikel Arteta, t’i ketë blerjet e reja në dispozicion për turin në Shtetet e Bashkuar, që do të zhvillojë në muajin korrik.

Ndërkaq, kujtojmë se, “topçinjtë” siguruan shërbimet e Rice pasi derdhën në arkat e “çekiçëve” plot 105 milionë paund, duket e kthyer kështu anglezin në më të shtrenjtin e historisë së Premier League.

Ndërsa për shërbimet e qendërmbrojtësit holandez, Arsenal pagoi skuadrën e Ajax 38 milionë paund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat