Juve i kërkon 10 milionë për Pogban, i cili ka super-ofertë nga Arabia Saudite

Futboll

Juve i kërkon 10 milionë për Pogban, i cili ka super-ofertë nga Arabia Saudite

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 09:16
Paul Pogba

Paul Pogba është ylli i radhës evropian që po kërkohet në Arabinë Saudite.

Mesfushori francez e ka marrë një ofertë të majme nga Al Ahli.

Sipas mediave italiane, futbollistit të Juventusit i është ofruar një kontratë trevjeçare, ndërsa në këtë periudhë ai do të paguhej 100 milionë euro.

Tash mbetet të shihet vendimi i lojtarit, i cili ka dështuar në eksperiencën e dytë në Torino pasi u rikthye nga Manchester United.

Juve nuk do të bënte “mur” në këtë aspekt, por që gjiganti italian i ka kërkesat e tij.

“Bianconeri” i kërkojnë 10 milionë euro për dikur njërin prej mesfushorëve më të mirë në botë.

Pogban kohëve të fundit nuk e kanë lënë rehat lëndimet dhe ai ka luajtur shumë pak në sezonin 2022/23.

Përfaqësuesi francez mund të jetë vetëm njëri prej shumë yjeve që po përfundojnë në Pro Saudi League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat