Rritën vlerat e futbollistëve të Superligës

Futboll

Rritën vlerat e futbollistëve të Superligës

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Janë përditësuar vlerat e futbollistëve në faqen e specializuar për çmimin e tyre ‘Transfermarkt’.

Vlerat e futbollistëve janë ngritur dukshëm, derisa Albion Rrahmani është lideri me vlerën më të madhe.

Sulmuesi llapjan i Ballkanit tani vlerësohet 600 mijë euro nga ‘Transfermarkt’.

Menjëherë pas Rrahmanit është Lindon Emërllahu me vlerën 550 mijë euro, derisa i treti është transferimi i ri i Llapit, Jose Cobian me 500 mijë euro vlerë.

Ilir Krasniqi dhe Lindon Emërllahu kanë vlerë prej 450 mijë euro, derisa nga 375 mijë euro vlerësohen treshja e Dritës, Albert Dabiqaj, Rron Broja e Muharrem Jashari.

Pas treshes së Dritë vijnë pesë futbollist të Ballkanit me Korenicën e Limajn që vlerësohen nga 350 mijë euro, derisa nga 325 mijë janë Nazmi Gripshi, Edvin Kuc dhe Armend Thaqi.

Ndërkohë top 15-shen e futbollistëve më të vlefshëm e mbyllin Hamdi Namani i Llapit dhe Kastriot Selmani i Dritës me nga 300 mijë euro.

Çuditërisht njëri nga sulmuesit anësorë më të mirë në vendin tonë Almir Ajzeraj ka vlerë prej 275 eurove dhe nuk është në top 10 futbollistët më të shtrenjtë në Superligë.

25-vjeçari kishte sezon të jashtëzakonshëm me Dritën, por vlera e tij u ngrit vetëm 25 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat