Struga Trim Lum e pamposhtur në stadiumin e Vilniusit

Futboll

Struga Trim Lum e pamposhtur në stadiumin e Vilniusit

Nga: K. G. Më: 11 korrik 2023 Në ora: 19:54
Pamje nga ndeshja

Skuadra shqiptare, Struga Trim Lum, ka dalur me rezultat pozitiv nga stadiumi Vilnius në Lituani.

Në një atmosferë të bukur, stadiumi përplot me shikues, Zhalgiris është ndarë baras (0:0) me Strugën.

Struga ka pas disa mundësi të mira por edhe vendasit megjithatë rrjetat mbeten të paprekura në ndeshjen e parë të rrethit të parë të kualifikueseve për Champions League.

Duhet theksuar në minutën e 86-të, futbollisti Kocoski i Strugës, pati rast të mirë por në vend të rrjetës ka gjuajtur i jashtë shtyllës së djathtë.

Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Ohër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat