Bayern shënjestron kampionin e botës

Futboll

Bayern shënjestron kampionin e botës

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 12:56
Logo e Bayernit

Transferimi i sulmuesit anglez Harry Kane nga Tottenham te Bayern Mynih duket më i vështirë nga sa ishte menduar.

Dy klubet ende nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët, me Tottenham që kërkon 100 milionë euro për golashënuesin e Premier League.

Në rast se ky transferim dështon, atëherë Bayern Mynih do të synojë të sjellë në Bundelsiga një tjetër sulmues që luan në Angli. Bëhet fjalë për 23-vjeçarin argjentinas Julian Alvarez, që vjet u shpall kampion bote me Argjentinën dhe fitoi Prermier e Champions League me Manchester City.

Kostoja e Alvarez është rreth 50 milionë euro, ndërkohë që ai ka një kontratë deri në vitin 2025 me “citizens”. Sezonin e kaluar ai realizoi në total 17 gola në 49 ndeshje (9 në kampionat), duke qenë thuajse gjithnjë zëvendësuesi i Haaland.

Julian Alvarez është një sulmues i ri të cilin trajneri Pep Guardiola nuk dëshiron ta lërë, por në rast se nga Mynihu vjen një ofertë e mirë gjithçka mund të ndodhë. Mdje duket se Bayern është gati të investojë tek i riu argjentinas, duke parë pengesat që po nxjerr Tottenham për Kane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat