Broja: Dua të kthehem përsëri në formë

Futboll

Broja: Dua të kthehem përsëri në formë

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 12:58
Broja

Chelsea e ka në planet e tij sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Armando Broja.

Për të mbështetur akoma më shumë në përgatitjet që ai po kryen gjatë kësaj kohe, klubi londinez i ka bërë një intervistë të shkurtër bomberit kuqezi, ku Broja shprehet i lumtur që ndodhet me ekipin për fazën përgatitore.

Mes të tjerave Broja deklaron se do vetëm të kthehet përsëri në formën më të mirë dhe ta rinis nga aty. 

“Është gjë e mirë të jesh përsëri mes djemve, mes grupit të lojtarëve. Ishte një periudhë e gjatë jashtë, nuk ishte e thjeshtë të qëndroja jashtë i vetëm, por jam i lumtur që jam përsëri me djemtë dhe po i gëzohem” – u shpreh Broja në fillim.

Edhe pse Chelsea ka disa enigma për të zgjidhur, sidomos në sulm, talenti shqiptar për momentin nuk mendon asgjë përveçse të vijë sërish në formën e tij më të mirë. “Isha jashtë për një periudhë të gjatë kohe.

Nuk është e thjeshtë kur ke dëmtime të tilla, ndaj jam me të vërtetë i lumtur dhe falënderues që jam përsëri me grupin.

Është një sezon i madh, një fazë përgatitore gjithashtu.

Dua vetëm të kthehem përsëri në formën më të mirë dhe ta rinis nga aty”, deklaroi Broja, i cili duket se do të jetë pjesë e planeve të Pochettinos, pasi Aubameyang do të shitet në Arabinë Saudite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat