Një tjetër yll evropian joshet nga paratë e arabëve

Futboll

Një tjetër yll evropian joshet nga paratë e arabëve

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 15:51
Al Hilal

“La Gazzetta dello Sport” e ka konfirmuar se Al Hilal është në bisedime të avancuara për të nënshkruar me Nicolo Zaniolon, i cili mund të bëhet italiani i parë që i bashkohet Ligës Pro saudite këtë verë.

Mediat turke zbuluan dje se Al Hilal i ka ofruar Zaniolos plot 120 milionë euro përgjatë katër viteve.

Thuhet se Al Hilal ka bërë një ofertë në regjionin e 20-30 milionë eurove për Zaniolon, por që ky i fundit ka një klauzolë prej 35 milionë eurove në kontratën e tij me Galatasaray.

Nëse Al Hilal e konfirmon ofertën prej 120 milionë eurove për lojtarin, me shumë gjasë Zaniolo do ta pranojë atë.

Zaniolo iu bashkua Galatasarayt në një transferim permanent nga Roma në muajin shkurt, dhe që nga ajo kohë ka shënuar pesë gola në 11 paraqitje me gjigantin turk.

Nëse Zaniolo i bashkohet Al Hilal, ai do të bëhet lojtari i parë italian i cili do të luajë në Ligën Pro saudite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat