Stërvitja e Arsenalit në impiantin 850 milionësh me stadium “lundrues”

Futboll

Stërvitja e Arsenalit në impiantin 850 milionësh me stadium “lundrues”

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 17:02
Foto ilustrim

Arsenali ka filluar stërvitjen para-sezonale në impiantin më të avancuar të Adidas në Gjermani.

‘Arena’ është hapur nga kompania e veshjeve sportive gati tre vite më parë në Herzogenaurach dhe tashmë ka hapur dyert për Topçinjtë.

Kompleksi 850 milionë sterlina përmban një fushë futbolli dhe një palestër të nivelit të lartë që ofron kurse CrossFit dhe yoga.

Ka edhe fusha tenisi dhe basketbolli, si dhe një pistë vrapimi dhe mure për ngjitje.

Yjet e Arsenalit do të kenë gjithashtu akses në një pishinë dhe një fushë volejbolli plazhi, duke i lejuar ata të çlodhen pas seancave stërvitore.

Kampusi është shtëpia e 5,600 punonjësve dhe dizajni futuristik i ‘Arena’ do të thotë se duket sikur noton në ajër.

Ai kushtoi rreth 350 milionë £ për t’u ndërtuar dhe përbëhet nga tre kate të përbëra nga “dhoma pushimi” dhe hapësira të hapura.

Ka edhe dhoma mbledhjesh të dizajnuara për t’u dukur si terrene sportive – njëra prej të cilave ka terren sintetik – ndërsa ka një restorant të kompanisë që mund të ushqejë deri në 2000 vakte në ditë.

Arsenali ka shfrytëzuar ambientet e super impiantit përpara ndeshjes së tyre kundër Nurnberg të enjten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat