Leipzigu ka një pasues të denjë për Nkunku

Futboll

Leipzigu ka një pasues të denjë për Nkunku

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 23:00
Lois Openda

Leipzigu ka arritur marrëveshjen me Lens për shërbimet e Lois Openda.

Sipas “Kicker”, arkat e klubir francez do të shkojnë 38 milionë euro, plus disa shtesa, që do ta rritin më shumë shifrën përfundimtare të transferimit.

Sulmuesi belg do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me Leipzigun sapo të kalojë ekzaminimet mjekësore në fund të kësaj jave.

Sulmuesi 21-vjeçar ishte një lojtar i spikatur te Lens sezonin e kaluar, duke kontribuar me 21 gola dhe katër asistime në Ligue 1.

Me këtë lëvizje, Leipzigu përfundimisht ka siguruar kandidatin e preferuar për të zëvendësuar Christopher Nkunku. Francezi u largua nga skuadra gjermane për t’iu bashkuar Chelsea-t.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat