Iljazi: Në Kaunas na pret ndeshje e vështirë, por shpresojmë në rezultat pozitiv

Futboll

Iljazi: Në Kaunas na pret ndeshje e vështirë, por shpresojmë në rezultat pozitiv

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 23:38
Iljazi

Futbollistët e FC Shkupi kanë zhvilluar stërvitjen e fundit në tokën lituaneze dhe është gati për ndeshjen e nesërme kundër skuadrës së FC Hegelmann, duel ky i parë në kuadër të turit të parë të Ligës së Konferencës.

Kapiteni dhe portieri i FC Shkupi, Artan Iljazi gjithashtu ka folur për ndeshjen e nesërme:

Nesër na pret një ndeshje e vështirë, normalisht ne si ekip jemi të përgatitur maksimalisht për ndeshjen e nesërme dhe shpresoj që me rezultat pozitiv të kthehemi në Shkup”, deklaroi Iljazi.

Kujtojmë se, ndeshja FC Hegelmann – FC Shkupi do të luhet të enjten me fillim në ora 19:00 në qytetin e Kaunasit në stadiumin Darius and Stasys Girenas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat