Orges Shehi i beson eksperiencës, ja si do të luajë sot Tirana në Conference League

Futboll

Orges Shehi i beson eksperiencës, ja si do të luajë sot Tirana në Conference League

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 10:44
Orges Shehi

Pas Partizanit, sot në mbrëmje është radha e Tiranës të zbresë në fushën e stadiumit “Air Albania” për ndeshjen e parë evropiane. Bardheblutë presin gjeorgjianët e Dinamo Batumi, e vlefshme për turin e parë kualifikues të Conference League.

Gjithçka është gati, me trajnerin Orges Shehi që e ka vendosur edhe formacionin, teksa në fushë do të jenë të gjithë blerjet e reja. Në portë i sigurtë është Selmani, ndërsa mbrojtja do të jetë me katër, Hoxhallari dhe Najdovski në qendër, Doka djathtas dhe Mici majtas.

Në mesfushë është dilema e madhe. Dy janë lojtarët, të cilët janë titullarë të padiskutueshëm, Deliu dhe Hila. Nga ana tjetër, Jonuzi do të jetë futbollisti i tretë që do t’u bashkohet në këtë repart me fanellën e titullarit.

Edhe në sulm do të ketë shumë lëvizje. Braziliani Kaina qëndron në stol, ndërsa nga ana tjetër titullarë do të jenë një treshe fantastike, Abazaj-Hasani-Latifi. Të tre do të luajnë nga minuta e parë me Abazajn, që mund të jetë qendërsulmues.

Tirana do të ketë edhe mbështetjen e tifozërisë, por gjithsesi, numri nuk mendohet që arrijë te 10 mijë tifozët. Bardheblutë do të kërkojnë fitoren për të shkuar në ndeshjen më optimistë për t’u kualifikuar më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat