Memelli zgjedh skemën 3-4-3, ja 11 titullarët e Vllaznisë

Futboll

Memelli zgjedh skemën 3-4-3, ja 11 titullarët e Vllaznisë

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 19:17
Vllaznia

Vllaznia sfidon Linfieldin në Irlandën e Veriut, në ndeshjen e parë të turit të parë eliminator të Conference League, me sfidën që starton në orën 20:45 live në ekranin e SuperSport 3.

Debuton në stolin kuqeblu, por edhe në Europë, trajneri Migen Memelli, që ka ndarë mendjen për formacionin që do të hedhë nga minuta e parë.

Tekniku ka zgjedhur rreshtimin 3-4-3, me treshen Mala-Balaj-Çoba në sulm, teksa në portë i është besuar Qarrit.

Formacioni i Vllaznisë:
Vllaznia: Qarri; Stojanovic, Cheshmedjev, Juric; Dragoshi, Hakaj (c), Alivoda, Boshnjaku; Mala, Çoba, Bala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat