Zapata në qendër të vëmendjes

Futboll

Zapata në qendër të vëmendjes

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 20:22
Pamje nga një ndeshje

Atalanta po përpiqet të forcojë skuadrën e Gasperinit, por gjatë kësaj vere mund të ketë edhe largime të disa emrave të rëndësishëm.

Mediet italiane raportojnë se një nga titullarët e ekipit, Duvan Zapata, i cili është në Bergamo që nga sezoni 2018-2019 dhe ka shënuar 81 gola në 189 paraqitje në kampionat dhe kupë, me shumë mundësi mund të largohet.

Sulmuesi kolumbian ndiqet me interes nga Trabzonspor. Klubi turk po e shqyrton me kujdes propozimin që do i bëjë lojtarit dhe Atalantës, për të pasur një rezultat të dyfishtë pozitiv.

Zapata mund të vazhdojë karrierën në Turqi, ndërsa për të javët e fundit flitej edhe për një interesim nga Fiorentina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat