Gjermanët nisen drejt Londrës, Bayern vazhdon negociatat për Harry Kane

Futboll

Gjermanët nisen drejt Londrës, Bayern vazhdon negociatat për Harry Kane

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 11:17
Harry Kane

Pas refuzimit të ofertës së dytë të “bavarezëve” të Bayern Munich për “bomberin” e Tottenham, Harry Kane, ditën e sotme, një delegacion i klubit gjerman është nisur drejt Londrës, ku do të negociojnë me Presidentin e Spurs, Daniel Levy për arritjen e akordit.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat gjermane, negociatat po ecin me ritëm të shpejt, me kampionët e Bundesliga, që ndihen optimist.

Teksa tashëm kanë marrë dhe “dritën jeshile” për kalimin në Bavari.

Ndërkaq, kujtojmë se deri më tani, Tottenham ka refuzuar 2 ofertat e para nga “bavarezët” e Bayern Munich dhe tani shifra e vetme që konsiderohet e pranueshme nga anglezët është ajo e 100 milionë eurove. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat