Milan nuk ndalet në merkato, objektivi i radhës ‘tulipani’ i Villarreal

Futboll

Milan nuk ndalet në merkato, objektivi i radhës ‘tulipani’ i Villarreal

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 11:29
Arnaut Danjuma

Me portën e mbrojtjen tashmë të siguruar, bordi i “kuqezinve” të Milan e ka fokusuar gjithë merkaton e saj verore te përforcimi i mesfushës dhe repartit të sulmit, sidomos këtë të dytin, teksa nevojitet më shumë “freski”.

Kështu, pas Alvaro Morata, Mehdi Taremi e Samuel Chukwueze tashmë bordi i “gjigandëve” nga Milano ka shtuar një tjetër opsion në listë, i cili po ashtu vjen nga skuadra e Villarreal, ashtu si nigeriani i lartpërmendur.

Bëhet fjalë për “fantazistin” holandez të sulmit, Arnaut Danjuma.

Me këtë të fundit, i cili mund të luajë një sërë rolesh në repartin ofensiv dhe kërkohet në “San Siro” në formë huazimi, teksa për të intersohen dhe kampionët holandezë të Feyenoord. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat