Mesfushori zviceran pritet të largohet nga Juventusi

Futboll

Mesfushori zviceran pritet të largohet nga Juventusi

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 12:53
Denis Zakaria

West Hami ka prezantuar ofertën e parë për Denis Zakarian.

Mesfushori zviceran pritet të largohet nga Juventusi këtë verë. Sipas SKY, klubi londinez, ka dorëzuar në zyrat e bardhezinjve 13 milionë euro për lojtarin 26-vjeçar.

Zakaria ishte këtë sezon pjesë e Chelsea-t në kampionatin anglez.

Futbollisti me italianët ka kontratë deri në vitin 2026, por mospasja e tij në planet e trajnerëve bën që klubi të mendojë shitjen e tij. West Hami, nga ana e tij, po përballet me disa largime, ku më i rëndësishmi është ai i Declan Rice, që pritet të zyrtarizohet tek Arsenali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat