City e do De Jong-un, gati 90 milionë paundë

Futboll

City e do De Jong-un, gati 90 milionë paundë

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 15:32
Frenkie de Jong

Klubi anglez, Manchester City synon të transferojë mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong.

Sipas “The Sun”, Man City është duke përgatitur ofertën në vlerë prej 90 milionë paundë për holandez.

Pas vendimit të City-t që të tërhiqet nga gara për Declan Rice, menaxheri i skuadrës që fitojë tripletën në sezonin e fundit, Pep Guardiola, dëshiron De Jongu-n pasues të Ilkay Gundogan, ky i fundit pak ditë më parë i është bashkuar Barcelonës.

“Qytetarët” siç raportohet, shumë shpejtë do ta dërgojnë ofertën në adresë të Barcelonës për De Jong.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat