Arsenali zyrtarizon Jurrien Timber

Futboll

Arsenali zyrtarizon Jurrien Timber

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 16:40
Timber

Jurrien Timber është përforcimi i radhës te Arsenali.

Klubi londinez ka njoftuar zyrtarisht këtë të premte për transferimin e mbrojtësit holandez.

Timber me Arsenalin ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare.

“Topçinjve” u ka kushtuar 45 milionë euro transferimi i tij nga Ajaxi.

Reprezentuesi holandez iu bashkua të rinjve të Ajaxit në vitin 2014.

Ai debutoi me ekipin e parë në vitin 2020.

Timber ishte një prej lojtarëve kyç të skuadrës së Ajaxit gjatë kësaj periudhe, ku bëri 121 paraqitje në të gjitha garat, fitoi dy tituj kampioni në Eredivise dhe një Kupë të Holandës.

Jurrien Timber te Arsenali do të mbajë fanellën me numër 12.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat