Leipzigu zyrtarizon goleadorin belg

Futboll

Leipzigu zyrtarizon goleadorin belg

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 17:25
Lois Opendan 

Klubi i Leipzigut ka prezantuar sot Lois Opendan si lojtarin më të ri të skuadrës.

Gjermanët arritën akordin me francezët e Lensit për shumën 43 milionë euro + 6 të tjera në formë bonusesh.

Me goleadorin belg që shndërrohet në investimin më të shtrenjtë në historinë e Leipzigut. 23-vjeçari nga Liezhi (9 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren belge) ka firmosur një kontratë 5-vjeçare.

“Leipzigu ka një stil loje të përcaktuar qartë dhe të orientuar drejt sulmit, që më përshtatet në mënyrë të përkryer mua si sulmues”, deklaroi Openda.

Në sezonin e fundit, që korrespondoi me aventurën e tij të parë në Ligue 1, ai realizoi 21 gola në kampionat. Duke ndihmuar Lensin të shpallej nënkampion dhe të rikthehej pas shumë vitesh në Champions.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat