Bernardeschi pranë rikthimit në Serie A

Futboll

Bernardeschi pranë rikthimit në Serie A

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 17:57
Bernardeschi

Federico Bernardeschi mund të rikthehet në Serie A. Sulmuesi i djathtë u transferua gjatë verës së vitit 2022 nga Juventusi te Toronto në MLS.

29-vjeçari dëshiron të largohet nga skuadra kanadeze që garon në elitën e futbollit amerikan. Dhe në skenë ka dalë Bologna.

Bernardeschi zhvilloi 21 ndeshje me Toronton, duke shënuar 3 gola dhe dhuruar 2 asiste për shokët e skuadrës.

Kalimin te Bologna e sheh me sy të mirë, pasi dëshiron të rikthehet protagonist për të marrë një ftesë nga Mancini në Euro 2024.

Por, problemi kryesor për t’u zgjidhur është paga sezonale. Bernardeschi përfiton 4 milionë euro te Toronto, shumë të cilën klubi i Serie A nuk i siguron dot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat