Handanoviç: Të jesh vetvetja vlen më shumë në botën tonë hipokrite

Futboll

Handanoviç: Të jesh vetvetja vlen më shumë në botën tonë hipokrite

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 17:58
Handanoviç

Samir Handanoviç nuk është më një futbollist i Interit, pasi palët kanë rënë dakord që rrugëtimi i tyre të mbyllet pas 11 vitesh.

Dhe me sa duket, nuk ka qenë lamtumira që priste portieri i cili në mënyrë indirekte, ka lëshuar thumbime ndaj klubit në një postim të gjatë në Instagram, që shërbeu si letër lamtumire për tifozët zikaltër.

“Pas 11 vitesh nuk di nëse do të arrij të përshkruaj gjithçka. Do ta provoj, edhe pse jam i hidhëruar dhe i trishtuar, por në të njëjtën kohë edhe i lumtur që kam bërë për një kohë të gjatë një ëndërr realitet.

Do të më mungojë Interi, stadiumi i “San Siros”, tifozët dhe ato emocionet kur stadiumi të shtyn.

Të mësojnë dhe lënë shenjë, të shpjegojnë çfarë janë pasioni dhe kuraja dhe pse çdo ditë duhet sakrifikuar për të provuar disa emocione të veçanta.

Shumë fitore, sfida të fituara e të humbura, zhgënjime dhe lumturi, të jesh vetvetja për mua vlen më shumë se gjithçka në botën tonë (e kam fjalën futbollistike) hipokrite, jam munduar të jem njeri para futbollistit”, shkruante në mesazhin e tij portieri i cili më pas shtoi se do të vazhdonte të luante dhe nuk do të tërhiqej.

“Do të mundohem të luaj ende disa vite, kjo është një mirupafshim, por do të mbetem gjithmonë një prej jush”, shkruante ish-kapiteni i Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat