Bournemouth përforcohet me futbollistin e Lyonit

Futboll

Bournemouth përforcohet me futbollistin e Lyonit

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 18:38
Romain Faivre

Bournemouth përforcohet me futbollistin e Lyonit!

Bournemouth ka nënshkruar me mesfushorin francez Romain Faivre nga skuadra e Ligue 1, Olympique Lyonnais.

"Lyon transferoi Faivre për 15 milionë euro me mundësi përfitimi të tjera në rast të shitjes së ardhshme të lojtarit", ka njoftuar klubi francez.

Faivre ishte bashkuar me Lyonin në janar të vitit 2022 nga Brest pas tre vitesh në Monaco, ku ai kishte luajtur kryesisht për ekipin rezervë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat